Defekt në ujësjellës te Pallati i Rinisë, një pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë

Para 2 ditë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë, në kryeqytet.

Si pasojë e defektit, një pjesë e madhe e Prishtinës do të mbetet pa furnizim me ujë deri në sanimin e problemit.

Sipas KRU “Prishtina”, defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra.

Ekipet teknike pritet të ndërhyjnë për riparimin e tij.

“Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e kompanisë.