Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vizitës në QKUK, ku tha se bashkë me Vlora Çitakun kanë vizituar Leotrim Thaçin, nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Sipas Deliu-Kodrës, Leotrimi ka marrë pesë qepje në kokë pas asaj që ajo e përshkroi si rrahje nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ajo ka dënuar përdorimin e dhunës ndaj protestuesve dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm për rastin, si dhe përgjegjësi për personat përgjegjës, nëse pretendimet për dhunë konfirmohen.
