Dosjet e Jeffrey Epstein, vite pas vdekjes së tij, po vazhdojnë të shqyrtohen nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara.
Emrat e dy ish-presidentëve të Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli u përmendën në dosjet e tij që u publikuan nga autoritetet amerikane.
Nga stafi i Jahjagës mohuan se ajo është takuar apo ka kërkuar takim me financierin amerikan të dyshuar për abuzim me fëmijët dhe dhunime serike.
