gjermane ka marrë sot drejtimin e Ekipit Këshillimor dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), në një ceremoni të Transferimit të Autoritetit, njofton KFOR-i.
Drejtori i ri i NALT-in, gjeneral brigade Sven Lange, vlerësoi arritjet e paraardhësit të tij dhe shprehu shpresën për të vazhduar punën mbi ato të arritura: “Jam i bindur se emërimi i një drejtori të ri për të mbikëqyrur këtë mision sjell perspektiva dhe udhëheqje të reja, duke ruajtur synimet dhe objektivat thelbësore të këtij misioni të rëndësishëm”, theksoi ai.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjeneral brigade Lange ka pasur një karrierë shumë të shquar në forcat e armatosura gjermane, pasi ka shërbyer në pozita të larta në Kolegjin Gjerman të Komandës dhe Shtabit, Ministrinë Federale Gjermane të Mbrojtjes dhe Shtabin e NATO-s.
Që nga gushti 2016, misioni i NALT-in është të ofrojë mbështetje për ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë, përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës.
