Dy persona të plagosur nga të shtënat me armë në Pejë

Para 0 vit

Dy persona janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri sot rreth orës 16:10, pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Klan Kosova se të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa një i dyshuar është arrestuar.

Policia dhe prokuroria ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.