Dy punëtorë lëndohen rëndë në Mitrovicë, bien nga mjeti i punës

Para 6 muaj

Dy punëtorë të një kompanie private janë lënduar rëndë në Mitrovicë, pasi janë rrëzuar nga mjeti i punës gjatë kryerjes së detyrave.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim në spitalin rajonal, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Lidhur me rastin, një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.