Dy shqiptarë arrestohen pas hyrjes në rezidencën e Princit William dhe Kate në Angli

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun
Mund ta dëgjoni lajmin me zë 00:00 / --:--

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Angli, nën dyshimin për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në rezidencën Anmer Hall, pronë e Princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk, ku policia është aktivizuar pas raportimit për aktivitet të dyshimtë.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë përdorur qen nuhatës, dronë dhe helikopterë, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar në territorin e pronës.

Sipas raportimeve të mediave britanike, dy të arrestuarit janë shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se kishte probleme me statusin e qëndrimit në Britani.

Në momentin e incidentit, Princ William, Kate dhe tre fëmijët e tyre nuk ndodheshin në rezidencë.

Policia ka konfirmuar arrestimin e dy personave, të cilët mbeten nën hetime. Deri më tani nuk është raportuar se ndaj tyre janë ngritur akuza zyrtare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere


Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Bisedo me KAI

KAI ile Haber Hakkında Sohbet

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.