Kryeministri Edi Rama, nga forumi Berlin Global Dialogue, deklaroi se Shqipëria po punon për të krijuar sistemin e parë në botë të prokurimit publik të mbështetur plotësisht në Inteligjencë Artificiale, që pritet të vihet në funksion në vitin 2026.
Rama theksoi se falë bashkëpunimit me Mira Muratin, bashkëthemeluese e OpenAI, dhe me Microsoft-in, Shqipëria po përparon me shpejtësi në transpozimin e legjislacionit të BE-së, duke automatizuar procesin në mbi 90% saktësi.
“Vendimi përfundimtar do t’u takojë njerëzve, por Inteligjenca Artificiale do ta bëjë procesin më të shpejtë, transparent dhe të drejtë për kompanitë”, tha Rama.
