Dyshohet korrupsion milionësh, Prokuroria kërkon paraburgim për 7 të arrestuar

Para 10 muaj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për shtatë persona të arrestuar nën dyshimet për korrupsion. Ata dyshohet se, duke vepruar në bashkëkryerje nga viti 2023 deri në dhjetor 2025, kanë ndërmarrë veprime të paligjshme për përfitim personal, kryesisht përmes manipulimit të procedurave të shpronësimit dhe marrëveshjeve gjyqësore.

Sipas Prokurorisë, një ankesë është parashtruar jashtë afatit ligjor prej më shumë se tetë vjetësh, por nuk është kundërshtuar nga palët përgjegjëse, duke çuar në marrëveshje gjyqësore që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. Vetëm në një rast, dëmi kap vlerën mbi 220 mijë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm dyshohet të jetë në miliona euro.

Të dyshuarit akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, ushtrim ndikimi dhe deklarim të rremë.