Egli Tako i kundërpërgjigjet Gjestit pas deklaratave për jetën private?

Para 1 vit

Reperi i njohur, Gjesti, ka bërë një reagim në ditën e sotme (e hënë), ku mes tjerash është ndalur edhe te jeta e tij private.

Ai ka komentuar për herë të parë lajmet pas ndarjes nga këngëtarja Egli Tako, duke theksuar se nuk dëshiron që aspektet personale të bëhen pjesë e publikut apo të komentohet për to.
Por pak më pas, duket se një reagim i tërthortë ka ardhur edhe nga vetë Egli.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 ka publikuar një postim nga makina, ku shfaqet e buzëqeshur, duke shkruar: “Një fëmijë i lumtur”.

Ky mesazh ka bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një lloj kundërpërgjigjeje ndaj deklaratës së Gjestit, duke lënë të kuptohet se artistja është e lumtur dhe e pa ndikuar nga ngjarjet e fundit.

“Gënjeshtar, manipulues, mosmirënjohës”, Gjesti me reagim të fortë e me mesazh për ‘shokët e tij’ - flet edhe për jetën private

Lexo po ashtu“Gënjeshtar, manipulues, mosmirënjohës”, Gjesti me reagim të fortë e me mesazh për ‘shokët e tij’ – flet edhe për jetën private

Në rrjete sociale ka nisur menjëherë diskutimi nëse bëhet fjalë për një mesazh të koduar, apo thjesht një shprehje spontane e saj.