Enver Hoxhaj përballet me sfidë shëndetësore, operohet dhe nis rikuperimin

Para 1 vit

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i është nënshtruar një operacioni urgjent pas një lëndimi serioz në këmbë. Në një postim në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se ditët e fundit kanë qenë sfiduese për të dhe familjen, por falë intervenimit mjekësor, po rikuperohet gradualisht.

Hoxhaj falënderoi mjekët, stafin shëndetësor, si dhe qytetarët, miqtë dhe kolegët për mbështetjen dhe kujdesin e treguar.