Europol: 36 persona të arrestuar në Ekuador për transport kokaine në portet e BE-së

Para 1 vit

Një operacion ndërkombëtar i udhëhequr nga Policia Kombëtare e Ekuadorit dhe i mbështetur nga Europol ka çmontuar një qelizë kriminale në Ekuador që organizonte dërgesa të mëdha kokaine në vendet e Bashkimit Evropian përmes porteve, njoftoi sot Europol.Siç mësohet, gjatë operacionit të zhvilluar dje janë arrestuar 36 persona në Guayaquil të Ekuadorit dhe janë sekuestruar disa automjete, dokumente dhe pajisje elektronike.

Kjo qelizë organizoi transportin (e drogës) nga Ekuadori në Evropë , menaxhoi fluksin e parave përmes kompanive dhe drejtuesve të ndryshëm dhe mbajti kontakte me furnitorët. Celula kriminale që operonin në Gjermani dhe Spanjë, të pajisura me kompani tregtare dhe transporti dhe shoferë, drejtuan pjesën logjistike të operacionit në Evropë dhe shpërndarjen e mëtejshme të drogës brenda BE-së”, thuhet në deklaratë.

Europol deklaroi se një rrjet kriminal nga Ekuadori po transportonte sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori në portet e Belgjikës, Gjermanisë, Holandës dhe Spanjës.