Evropa duhet të riorganizojë strategjinë për dronët, paralajmëron gjenerali i lartë i BE-së

Para 10 muaj

Bashkimi Evropian duhet të ri-organizojë strategjinë e tij për dronët, për të përballuar kërcënimet e rritura dhe përdorimin e dronëve në konflikte si lufta në Ukrainë, ka deklaruar gjenerali më i lartë ushtarak i BE-së, Sean Clancy.

Në një intervistë për mediat, Clancy theksoi nevojën për koordinim më të madh mes BE-së dhe NATO-s, për të parandaluar dyfishimet dhe për të forcuar mbrojtjen kundër kërcënimeve hibride. Ai shtoi se kjo përfshin detektimin, ndjekjen dhe neutralizimin e dronëve armiq, duke e konsideruar këtë si prioritet strategjik për sigurinë e Europës.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur përdorimi i dronëve ushtarakë është rritur ndjeshëm në rajon, duke krijuar sfida të reja për hapësirën ajrore dhe për sigurinë e kufijve të vendeve anëtare.

Burimi: Euronews