Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka dënuar me 13 vjet burg të pandehurin K.S. për veprat penale sulm seksual dhe keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç.
Sipas aktgjykimit, ai kishte kryer veprimet e ndaluara gjatë periudhave 2012–2013 dhe 2018–2022, ndaj dy të miturave të moshës 12 dhe 14 vjeçare.
Gjykata i ka vazhduar të pandehurit masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
