Frizura të shkurtra që rinisin pamjen pas të 50-ave: Bob dhe pixie në qendër të vëmendjes

Para 1 vit

Frizurat e shkurtra mund të jenë aleati juaj më i madh pas të pesëdhjetave, shtojnë volum, theksojnë tiparet e fytyrës dhe sjellin një pamje moderne e të freskët

Gjetja e një frizure të shkurtër që të jetë njëkohësisht sofistikuar, e përshtatshme dhe e lehtë për t’u mirëmbajtur shpesh është një sfidë për gratë në çdo moshë. Por për gratë mbi 50 vjeç, ky proces mund të jetë edhe më kërkues për shkak të ndryshimeve natyrore në trashësinë, dendësinë, volumin dhe ngjyrën e flokëve.

Forma e fytyrës, tekstura e flokut dhe stili personal luajnë një rol kyç në zgjedhjen e frizurës që do të sjellë freski dhe do të theksojë bukurinë.