Gara për asamble në Drenas: Prin Laureta Thaçi nga iniciativa “Për Drenasin Kampion”

Para 1 vit

Procesi i numërimit të votave për asamble komunale në Drenas ka filluar, ndërsa janë numëruar rreth 20% e votave.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në krye të garës aktualisht është Laureta Thaçi nga iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, me 1,988 vota.

Në vendin e dytë renditet Driton Ajazi nga Partia Demokratike e Kosovës me 1,900 vota, ndërsa Egzona Tërdevci nga Lëvizja Vetëvendosje është në vendin e tretë me 466 vota.

Numërimi i votave pritet të vazhdojë edhe gjatë natës.