Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ylli Krasniqi, i shtrirë për trajtim mjekësor në repartin e Urologjisë në QKUK, është falënderuar në një mënyrë të veçantë nga mjeku që po kujdeset për të, Dr. Liridon Selmani.
Ylli Krasniqi ka shprehur mirënjohjen e tij për kujdesin dhe përkushtimin profesional të mjekut gjatë trajtimit, ndërsa përgjigjja e Dr. Liridon Selmanit ka qenë prekëse dhe plot respekt, duke theksuar sakrificën e luftëtarëve për lirinë e vendit.
Mesazhi i Dr. Liridon Selmanit drejtuar Ylli Krasniqit:
“I nderuar luftëtar, ke bërë ti shumë më parë për mua. Këtë s’mund ta kthej kurrë… nuk ka nevojë për falënderime, jemi ne ata që ju themi faleminderit!
Respekte.”
Ky shkëmbim fjalësh pasqyron vlerat e respektit, mirënjohjes dhe humanizmit, duke dëshmuar lidhjen njerëzore mes mjekut dhe luftëtarit që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës.
