Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për ngecjet në projekte infrastrukturore, duke e cilësuar si më të pajustifikueshmen atë të rrugës Dollc–Gjakovë.
Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, Gjini tha se gjatë katër viteve të fundit bashkëpunimi me institucionet qendrore ka qenë i kufizuar dhe se disa projekte janë bllokuar për shkak të vendimeve që duhej t’i merrte Qeveria.
“Ngecja më e madhe për Gjakovën është rruga Klinë–Gjakovë, Gjakovë–Dollc. Kjo është plotësisht e pajustifikueshme,” u shpreh Gjini, duke shtuar se përkundër sfidave, komuna ka arritur të realizojë projekte të rëndësishme, përfshirë ndërtimin e stadiumit të qytetit me fondet e veta.
