Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, pas seancës dëgjimore të mbajtur sot.
Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e kësaj mase.
Geci dyshohet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
