Gjyqtari Gosnell i përgjigjet kritikave të Thaçit: Data e seancës u caktua me dakordimin e të gjitha palëve

Para 10 muaj

Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Christoph Gosnell, ka reaguar pas kritikave të ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me mbajtjen e seancës më 28 Nëntor. Ai e falënderoi Thaçin për deklarimet e tij dhe sqaroi se data e konferencës përgatitore është caktuar pas konsultimit me të gjitha palët në procedurë, pa asnjë kundërshtim. Sipas gjyqtarit, vendimi për datën është marrë në mënyrë të koordinuar dhe transparente.