Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka njoftuar në një konferencë shtypi rritjen horizontale të pagave të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të vendit nga 13% deri në 20%, që do të jepen në tre këste: në 1 prill, 1 korrik dhe 1 tetor.Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka njoftuar në një konferencë shtypi rritjen horizontale të pagave të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të vendit nga 13% deri në 20%, që do të jepen në tre këste: në 1 prill, 1 korrik dhe 1 tetor.
Rritjet do të varen nga grada, pozicioni i përgjegjësisë, ushtrimi i menaxhmentit dhe kategoria. Përforcimi total i pagave dhe shtesave bazë të drejtuesve të Forcave të Armatosura do të arrijë në 268 milionë euro”, shton ai.
Duke folur për doktrinën e re të Forcave të Armatosura, Dendias ka thënë se në axhendën e vitit 2030 përfshihet edhe strehimi për çdo ushtarak dhe familjen e tij që zhvendoset në periferi të Greqisë ku do ndërtohen brenda katër viteve 4000 shtëpi për ta. Ai ka ripërsëritur deklaratat e kryeministrit Mitsotakis sipas të cilit rritja e pagave për Forca e Armatosura janë shenja minimale e njohjes së rolit që kanë luajtur ato dhe kontributit të tyre në garantimin e sigurisë së çdo qytetari të vendit.
