Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babit të tij

Para 1 vit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovë.

Vizita e tij ka ardhur si rezultat i gjendjes së rëndësuar shëndetësore të babait të tij.

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë për vizitë humanitare.

Telegrafi mëson se aktualisht Thaçi ndodhet në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku është duke u trajtuar babai i tij.