Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka njoftuar se po vazhdon mbledhjen dhe ruajtjen e dëshmive autentike mbi krimet e luftës, duke pasuruar fondin arkivor me materiale me vlerë historike. Fotoreporteri Ridvan Slivova, ish-drejtori i Fondit “Vendlindja Thërret” Shefki Mexhuani dhe drejtori i Albanian TV of America, Gani Vila, kanë dorëzuar materiale dokumentuese e mediatike që shërbejnë për dokumentimin e krimeve dhe ruajtjen e së vërtetës për brezat e ardhshëm.
