India dhe Pakistan vazhdojnë shkëmbimin e zjarrit në Kashmire pas sulmit vdekjeprurës

Para 1 vit

India dhe Pakistani kanë vazhduar shkëmbimin e zjarrit në kufirin e Kashmirit për të katërtën ditë radhazi, pas sulmit të 22 prillit që mori jetën e 26 personave. India ka identifikuar dy nga tre militantët e dyshuar si pakistanezë, ndërsa Pakistan ka mohuar çdo përfshirje dhe ka kërkuar një hetim neutral për incidentin.

Sipas raportimeve të zyrtarëve të sigurisë dhe të mbijetuarve, militantët ndanë burrat në një livadh në zonën e Pahalgam, i pyetën për emrat dhe selektuan hindusët për t’i qëlluar nga afër. Ky sulm ka shkaktuar zemërim të madh në Indi, ku shumica e popullsisë është hindu, duke nxitur thirrje për veprime kundër Pakistanit, të cilin Nju Delhi e akuzon për mbështetje dhe financim të terrorizmit në rajon. Të dy vendet pretendojnë Kashmirin dhe kanë luftuar dy luftëra për të.

Për shkak të tensioneve në rritje, India ka pezulluar Traktatin e Ujrave të Indusit, ndërsa Pakistani ka mbyllur hapësirën ajrore për linjat ajrore indiane. Ushtria indiane ka njoftuar se ka reaguar ndaj zjarrit “të paprovokuar” nga postet ushtarake pakistaneze, por deri tani nuk janë raportuar viktima.