Infermierët, heronjtë e përditshëm që askush nuk i sheh

Para 1 vit

Një përdoruese e rrjeteve sociale postoi këtë foto dhe shkroi:

Kam parë gra shtatzëna në sallën e lindjes që ndiheshin në siklet për mungesën e higjienës, dhe infermiere e sanitare që i pastronin me kujdes, duke i prerë thonjtë, ndërsa gratë u thoshin: “Faleminderit, falë teje, fëmija im do të vijë në jetë i pastër.” E ndjehej mirënjohja në zërin e tyre.

Kam parë një infermiere që shtirej si nëna e një gruaje të sëmurë me Alzheimer, e cila në ditët e fundit të jetës i fliste nënës së saj, që nuk jetonte më dhe që nuk e njihte. Infermierja i tha se e falte dhe e donte. E pashë mirënjohjen në përqafimin mes “nënës” dhe “bijës” dhe qetësinë e madhe që i mbushi shpirtin përpara se të ndërronte jetë.

Kam parë infermiere të mbuluara me të vjella, teksa mbanin kokën e një fëmije në krizë, që të mos ndjehej vetëm. I kam parë duke ngritur pacientë dy herë më të rëndë se vetja e tyre, vetëm për t’i larë e për t’u kthyer ndjesinë e freskisë dhe dinjitetit.

Kam parë një foshnje të sapolindur që merrej nga duart e një infermiereje, lahej me butësi, vishej dhe krehesh, që nëna ta shihte engjëllin e saj të pastër dhe të bukur.

Kam parë infermierë që kërkonin priftërinj, pastorë apo shërues shpirtërorë, duke bërë gjithçka për të sjellë paqe dhe rehati për pacientët e tyre.

Kam parë infermierë në urgjencë, pjesë të pandashme të jetës sonë, që pa u menduar dy herë, rrezikonin jetën për të shpëtuar pacientë me sëmundje ngjitëse, duke u përballur me të fikët apo me plagë të rrezikshme.

Kam parë shumë infermiere që dyfishonin turnet për shkak të mungesës së stafit, që linin fëmijët, burrin dhe rrezikonin edhe vetë familjet e tyre, nga përkushtimi ndaj profesionit.

Nëse ekziston një profesion më njerëzor dhe më fisnik se infermieria, më vjen keq, por unë nuk e njoh.

klinika Natal