Gent Bunjaku, student i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është pranuar në njërën nga shkollat më prestigjioze të Evropës për drejtësi dhe kriminologji.
“Për master vendosa të aplikoj, megjithëse me një shpresë të vakët. Por ajo që dukej si ëndërr, u shndërrua në realitet”, thotë Bunjaku për emisionin “Ora 7” në Klankosova.
Pas përfundimit të studimeve bachelor në Prishtinë, ai kishte synim të thellonte njohuritë në fushën e drejtësisë në një institucion ndërkombëtar.
Pranimi i tij në këtë program të njohur për cilësinë e lartë akademike dhe stafin ndërkombëtar, konsiderohet një arritje e madhe për të dhe një shembull frymëzues për të rinjtë e Kosovës.
