Jennifer Lopez është zyrtarisht ambasadorja e re globale e markës turke të bizhuterive Zen Diamond. Fushata e fundit reklamuese e këngëtares 54-vjeçare ka shkaktuar ironi në rrjete sociale, pasi ajo shfaqet duke promovuar unaza fejese – ndonëse vetë ka qenë e martuar katër herë.
Lopez do të përfitojë rreth 10 milionë dollarë nga ky bashkëpunim, një shumë që mediat ndërkombëtare e cilësojnë relativisht të ulët për një yll të këtij kalibri.
Në setin fotografik të prezantimit, ajo pozon me një fustan të bardhë nusërie dhe një unazë luksoze, duke e bërë publike marrëveshjen me Zen Diamond.
