Në “Weekend” në Klan Kosova u diskutua lidhur me edicioni i parë i “Glamour Queens Kosova”, ku gratë që u zgjodhën si “miss”, sollën rrëfimet e tyre për kancerin.
Njëra nga të ftuarat, Shqipja tha se në ditët e para kur kishte kuptuar se kishte kancer ishte ndjerë shumë keq, por e kishte tejkaluar fal përkrahjes nga familja.
“Ditët e para, muj me i numëru me ditë, pesë ditët e para kanë qënë të rënda kur jam diagnostifiku me kancer. Falë familjarëve dhe përkrahjes kam thënë Shqipe edhe këtë fazë kam me ia dalë”, tha ajo.
Derisa këshillon që të gjithë të prekurit me kancer të kenë forcë dhe mendime pozitive.
“Për të gjithë ata që kjanë të prekur me kancer, vetëm forca, mendoni pozitive, ndihuni mirë, nuk ka mbaruar gjithçka”, vijoi tutje ajo.
