Kim Kardashian jep përditësim për diagnozën e aneurizmës: “Çdo gjë shkon mirë”

Para 11 muaj

Kim Kardashian ka ndarë me publikun përditësimet e fundit rreth gjendjes së saj shëndetësore, pasi në një episod të serialit “The Kardashians” kishte zbuluar se ishte diagnostikuar me aneurizëm në tru.

Në një intervistë për “Good Morning America”, 45-vjeçarja tha se pas zbulimit fillestar ka kryer disa skanime shtesë në Qendrën Mjekësore “Cedars-Sinai”, nën mbikëqyrjen e një ekipi specialistësh. Ajo e mori vesh për problemin shëndetësor pas një skanimi rutinë Prenuvo.

Kim shtoi se më shumë detaje do të zbulohen në episodin e ardhshëm të “The Kardashians”, por siguroi fansat se aktualisht është mirë.

“Çdo gjë shkon mirë,” tha ajo, duke theksuar se është e fokusuar në shëndetin dhe projektet e saj të reja, përfshirë serialin “All’s Fair” që pritet të debutojë së shpejti.