Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, është takuar sot me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë.
Gjeneral Major Ulutaş përsëriti angazhimin e KFOR-it për të përmbushur misionin e tij në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
