Në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë, nga 10–13 nëntor u zhvillua takimi vjetor në ambientet e Bundeswehr-it, ku u përcaktuan aktivitetet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe programet e shkollimeve ushtarake për dy vitet e ardhshme.
Delegacioni kosovar u përfaqësua nga kolonel Ahmet Ajeti dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe atasheja e mbrojtjes në Gjermani. Ky bashkëpunim konfirmon mbështetjen e fortë të Gjermanisë në zhvillimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
