KQZ Certifikon Nismën: 23 Subjekte Politike Garojnë në Zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025

Para 10 muaj

KQZ ka certifikuar edhe Nismën, duke e bërë atë subjektin e 23-të politik që do të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit 2025.

Gjatë periudhës 7-ditore për aplikim, 24 subjekte politike kanë dorëzuar dokumentet për certifikim: 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Në mbledhjen e djeshme, KQZ certifikoi 22 parti politike, ndërsa sot vendimi u plotësua me përfshirjen e Nismës.

Listat e certifikuara përfshijnë:

  • Parti politike si LDK, PDK, AAK, FJALA, parti të komuniteteve dhe subjekte të tjera.
  • Koalicione: Vetëvendosje!, Koalicija Vakat, PAI–PDAK–LPB.
  • Iniciativa qytetare: PSA dhe Iniciativa Qytetare për Kosovë.
  • Kandidat i pavarur: Nedžmidin Sejdilar.