Kripa e detit – Sekreti natyral për flokë të bukur dhe të shëndetshëm

Para 1 vit

Shumë prej nesh e njohin ndjesinë e kripës së detit në flokë gjatë verës, por a e dini që kripa e detit sjell edhe përfitime për shëndetin e tyre?

Kripa e detit jo vetëm që i jep flokëve volum dhe butësi, veçanërisht atyre me yndyrë, duke thithur vajin e tepërt, por ndihmon edhe në balancimin e aciditetit të trupit dhe përmirësimin e sistemit imunitar.

Përveç plazhit, mund ta përdorni edhe në shtëpi: lagni flokët, shtoni një ose dy lugë kripë deti, masazhojeni mirë dhe mbajeni për disa orë para se ta shpëlani. Rezultati? Flokë më të freskët, të fortë dhe të shëndetshëm!