Kurti kujton 26-vjetorin e spastrimit etnik në veri të Mitrovicës

Para 8 muaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 26-vjetorin e spastrimit etnik të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, duke e cilësuar atë krim të kryer nga shteti i Serbisë përmes policisë dhe grupit paramilitar “Rojet e urës”. Ai rikujtoi se në natën e 3-4 shkurtit 2000 u dëbuan mijëra shqiptarë, u vranë 10 persona dhe u plagosën 25 të tjerë. Kurti theksoi se drejtësia ende nuk është vënë plotësisht në vend, por se vitet e fundit ka nisur kthimi i të dëbuarve dhe rindërtimi i shtëpive në veri, duke nënvizuar angazhimin e Qeverisë për paqe, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët.