Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu drejtuan sot mediave me deklarata rreth dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kusari-Lila u shpreh se qytetarët janë të zhgënjyer nga bllokimi institucional dhe mosfunksionimi i Kuvendit.
Megjithatë, deklaratat e saj vijnë në një kohë kur vetë ajo është në qendër të kritikave për përfshirjen në marrëveshjet e diskutueshme me Milan Radoiçiqin, i njohur si figurë kyçe e strukturave të paligjshme serbe në veri të Kosovës. Bashkëpunimi i dyshuar në procesin e verifikimit të listës së veteranëve të luftës ka ngjallur reagime të forta publike dhe politike.
Nga ana tjetër, Faton Peci theksoi se deputetët kanë detyrim ligjor dhe kushtetues për të marrë pjesë në votim dhe për të siguruar funksionimin e institucioneve. Ai kërkoi reflektim nga të gjitha palët për t’i dhënë fund ngërçit politik.
Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të përballen me krizë ekonomike, rritje të çmimeve dhe mungesë përfaqësimi, ndërsa në Kuvend vazhdon bllokada politike që ka paralizuar jetën institucionale të vendit.
