Kush po thotë të vërtetën? Specialja dhe “Xhevdet Doda” me versione të kundërta

Para 8 muaj

Gjykata Speciale ka konfirmuar se përfaqësues të saj kanë zhvilluar aktivitete informuese me grupe studentore në Prishtinë, përfshirë edhe nxënës, por kjo është mohuar nga gjimnazi “Xhevdet Doda”. Shkolla reagoi publikisht duke sqaruar se ligjërata nuk është mbajtur nga zyrtarë të Speciales, por nga organizata YIHR, me qëllim edukativ dhe informues mbi sistemin e drejtësisë. Reagimi ka nxitur debat dhe paqartësi rreth rolit të Gjykatës Speciale në këtë aktivitet.