Është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Bëhet fjalë për Elvis Shkambi, i njohur edhe si Gjon Shkambi, i cili ishte palë në një proces gjyqësor për një çështje pronësie.
Shkambi ka qëlluar me armë zjarri ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale. Përveç viktimës, janë plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas mediave shqiptare.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në ambientet e institucioneve të drejtësisë.
