Lady Gaga duket elegante në një kostum të zi

Para 1 vit

Lady Gaga ka treguar edhe një herë se është ikonë e padiskutueshme e stilit dhe muzikës pop, teksa u shfaq në një paraqitje mjaft joshëse në New York, të enjten.

Këngëtarja e hitit “Poker Face”, 39 vjeç, zgjodhi një veshje tërësisht të zezë që përfshinte pantallona të ngushta, një bluzë elegante dhe një xhaketë të madhe e moderne.Pamjen e kompletoi me syze të mëdha dielli dhe buzëkuq të kuq, të cilët krijuan kontrast perfekt me flokët e saj biondë, shkruan DailyMail.

Në sy bien edhe këpucët e saj të larta me platformë, të ngjashme me ato që ajo veshi në klipin e famshëm “Bad Romance” në vitin 2009.

Gjithashtu, fansat vunë re unazën e saj të fejesës, një diamant prej tetë karatësh i punuar nga Sofia Jewelry, me vlerë të vlerësuar rreth 578 mijë dollarë (493 mijë euro).

Gaga ka rrëfyer më herët se i fejuari i saj, sipërmarrësi 46-vjeçar Michael Polansky, fillimisht i kishte propozuar me një fije bari – moment që më vonë u kthye në frymëzim për një këngë të saj.

Paraqitja e artistes vjen menjëherë pas publikimit të trailerit të ri të pjesës së dytë të sezonit të dytë të serialit të suksesshëm të Netflix, Wednesday. Zëri i saj dëgjohet në fund të videos duke i lënë një paralajmërim të ftohtë personazhit kryesor, Wednesday Addams (Jenna Ortega, 22 vjeç): “Kujdes – çdo gjë ka një çmim”.