Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili fitoi zgjedhjet lokale në rundin e parë me iniciativën “Për Drenasin Kampion”, ka deklaruar se do të mbështesë kandidatët e PDK-së që janë në balotazh në komuna të ndryshme të vendit.
Në një konferencë për media, Lladrovci tha se do të ofrojë ndihmë të pakursyer për Arian Tahirin në Mitrovicë dhe Sokol Bashotën në Klinë, duke i cilësuar të dy si miq të afërt. Ai theksoi se mbështetja për Mitrovicën lidhet edhe me faktin që është vendlindja e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Kam shumë miq që kanë mbetur në balotazh. Do t’i ndihmoj me gjithë zemër”, deklaroi Lladrovci.
