Luana Bajrami drejt Oscars me një tjetër sukses ndërkombëtar

Para 8 muaj

Aktorja Luana Bajrami ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar, pasi filmi me metrazh të shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, ku ajo luan rolin kryesor, është nominuar për çmimin “Oscar”. Filmi, një bashkëprodhim mes Francës dhe SHBA-së, trajton temat e ndalimit të puthjeve, tërheqjes dhe rivalitetit në një Paris distopik dhe është përzgjedhur në mesin e pesë filmave finalistë në kategorinë e tij.