Kryesia e Kuvendit të Kosovës zhvilloi mbledhjen e parë që pas konstituimit të Kuvendit.
Kryetari Dimal Basha, theksoi se mbledhja lidhet me miratimin e buxhetit për disa komuna, për RTK-në dhe buxhetin për vitin e ardhshëm, pasi në këtë fazë vendi rrezikon të hyjë në krizë në disa sektorë.
Megjithatë, duket se këto arsye nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i bindur PDK-në. Sipas partisë së dytë në Kuvend, zgjidhja është organizimi i zgjedhjeve.
Ndërsa, Vetëvendosje këtë sjellje të opozitës e konsideroi si kapriço politike.
Kryesia e Kuvendit u mblodh një ditë para takimit të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike, pas dështimit të formimit të qeverisë nga Vetëvendosje.
E para e vendit duhet t’i japë shansin një kandidati tjetër për formimin e qeverisë, dhe nëse kjo dështon sërish, sipas afateve kushtetuese, duhet të shpallen zgjedhjet e reja brenda 40 ditëve.
Dukshëm, kjo është edhe ajo që pritet për vendin, duke marrë parasysh qëndrimet e partive të përfaqësuara në Kuvend.
