Maqedonci takon homologun e tij turk, diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Para 1 vit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në margjinën e forumit të Diplomacisë në Antalya të Turqisë ka takuar homologun e tij turk, Yaşar Güler.

Ata kanë diskutuar për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Maqedonci tha se alenaca e Kosovës dhe Turqisë do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon.

“Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve”, ka shkruar Maqedonci.