Në ditën kur festohen arritjet dhe përpjekjet e grave, në Prishtinë është protestuar për të kërkuar vëmendjen e institucioneve dhe shoqërisë për diskriminimin që vazhdon të prekë gratë në Kosovë.
Në shënim të kësaj dite, kolektivi ‘Marshojmë, s’festojmë’ ka mbajtur marshin tradicional, të shtunën më 08.03.2025.
Këtë vit po manifestohet me thirrjen ‘Marshojmë për njana-tjetrën”.
Marshi fillimisht u mbledh në pikëtakimin tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’, për të vazhduar më pas deri tek Qeveria e Kosovës.
8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas që festohet në mbarë botën.
kallxo.com
