Mediat zvicerane komentojnë takimin e Avdullahut me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin

Para 1 vit

Fotoja e presidentit të FFK-së, Agim Ademit me futbollistin Leon Avdullahun ka ngjallë reagime në Zvicër.

Mediumi i njohur zviceran Blick, komentoi këtë fotografi duke e cilësuar edhe si largim të futbollistit të Hoffenheimit drejt Përfaqësueses së Kosovës.

Avdullahu, aktualisht luan në grupmoshën U-21 të “Helvetëve” dhe ende nuk ka vendosur për hapin e tij të rradhës.

Ai bëri së fundi transferimin e tij të madh drejt Bundesligës, ku u transferua te skuadra e Hoffenheimit.