Milot Rashica feston ditëlindjen e 29-të – urime nga FFK dhe tifozët dardanë

Para 1 vit

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, sot feston ditëlindjen e 29-të. Mesfushori i njohur, i cili ka dhënë një kontribut të madh për ekipin kombëtar, ka marrë urime të shumta nga tifozët dhe figura të futbollit kosovar.

Ndër urimet më të veçanta ishte ai nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkroi:

“Urime ditëlindjen e 29-të Milot Rashica. Të dëshirojmë të mira pa fund.”

Rashica, i njohur për shpejtësinë dhe depërtimet e tij të rrezikshme, ka qenë pjesë kyçe e përfaqësueses së Kosovës që nga debutimi i tij dhe ka kontribuar në disa nga momentet më të paharrueshme të “Dardanëve”.