Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj Donika Gërvallës, Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçlës, të cilët të premten udhëtuan në Shqipëri për të festuar 28 Nëntorin.
Sipas Musliut, ish-ministrat e Qeverisë Kurti kanë shfrytëzuar festën kombëtare për t’u bërë thirrje mërgimtarëve që të votojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Nuk po respektojnë as festat kombëtare”, ka shkruar ajo, duke i akuzuar për manipulim politik dhe përpjekje për të ndikuar në mërgatë gjatë një dite që, sipas saj, duhet t’i kushtohet vetëm festës dhe unitetit kombëtar.
