Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së gazetarit serb Branislav Krstiq, i cili e cilësoi policin e vrarë, Afrim Bunjaku, si “viktimë kolaterale”.
Në një postim në Facebook, Musliu e ka cilësuar këtë deklaratë si jo vetëm të pavërtetë, por edhe fyese.
Deklarata e gazetarit serb Branislav Krstić se Afrim Bunjaku ishte viktimë kolaterale është e rreme dhe fyese”.
Ai shton se ky narrativ tenton të minimizojë aktin e rëndë të kryer ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe të justifikojë veprimet e grupeve të armatosura.
