Ndahet nga jeta i riu Art Dervishaj nga Deçani pas një aksidenti

Para 1 vit

Ka ndërruar jetë i riu Art Dervishaj nga fshati Kotradiq i komunës së Deçanit, i cili ishte përfshirë në një aksident disa ditë më parë.

Pas aksidentit, Dervishaj ishte dërguar me urgjencë në spital ku kishte marrë trajtim mjekësor për plagët e rënda që kishte pësuar. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk mundi t’u mbijetojë lëndimeve dhe ndërroi jetë sot.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe mediat lokale, të cilat kanë raportuar për këtë humbje të rëndë për familjen dhe komunitetin.

Detajet rreth ceremonisë mortore ende nuk janë bërë të ditura.