Helen Ruth Elam Van Winkle, e njohur për publikun si Baddie Winkle, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Lajmi u konfirmua përmes një postimi emocional në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku u tha: “Kjo nuk është lamtumirë, kjo është ‘shihemi më vonë’, superylli im.”
Baddie Winkle u bë e njohur globalisht në vitin 2014, kur një foto e saj me veshje të guximshme dhe ngjyra të ndezura u bë virale. Në atë kohë ishte rreth 85 vjeç dhe jetonte një jetë të thjeshtë në një fermë në Waco, Kentucky.
Me stilin e saj unik, humorin e gjallë dhe mesazhet frymëzuese, ajo u shndërrua në një ikonë të internetit dhe një simbol të thyerjes së stereotipeve për moshën.
