Ndotja e ajrit, Kosova kryeson me më shumë vdekje të parakohshme

Para 1 vit

Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit, ka theksuar organizata ‘Atlas Institute”.

Referuar njoftimit të Institutit Atlas, ndotja e ajrit vjen nga trafiku, industria dhe djegia e karburanteve. “Ndotja e ajrit po na i shkurton jetën”, thuhet në publikimin e këtij instituti.

Sipas institutit, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për milion banorë për shkak të ndotjes nga PM2.5.